Alibeaj tregon çfarë do të hetojë komisioni që do ngrihet për zgjedhjet e 25 prillit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ditën e sotme kanë dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Në fjalën e tij, nënkryetari Alibeaj zbuloi disa nga çështjet, që përmban kërkesa e PD, dhe që sipas tyre duhen hetuar.

Pjesë nga deklarata e Alibeajt:


Kemi dorëzuar kërkesë si nevojë e aksionit politik, por edhe si nevojë ulëritëse që demokracia kërkon.

Disa nga çështjet që duhen hetuar:
Mbyllja e kufijve për emigrantët, për të bërë të pamundur votimin e tyre.
Mosbërja asgjë për procesin e legalizimit për 10 mijë objekte.
Disbursimi i parakohshëm i ndihmës ekonomike. 4 vite u zhvatën, u vodhën, u varfëruan, ndërsa në periudhë zgjedhore 2.5 milionë euro ndihmë ekonomike, duke rifutur familjet në këmbim të votës.Reklamë

Punësimi i së paku 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme, në periudhën e fushatës zgjedhore.
Do të hetohet ‘qershia mbi tortë’, spiunazhi modern, 910 mijë shqiptarë të spiunuar prej procesit famëkeq të patronazhistëve.

Share This Article