Japonia vendosi sot të ashpërsojë edhe më tej kufizimet tregtare ndaj Koresë së Jugut, duke e hequr atë nga lista e shteteve që marrin trajtim preferencial, një masë e perceptuar si një penalizim nga Seuli, i cili u kundërpërgjigj me një reagim të ngjashëm.
Kjo dispozitë do të hyjë në fuqi më 28 gusht, thuhet në një komunikatë të ministrit japonez të Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Seko.
Me heqjen e Koresë së Jugut nga kategoria e shteteve A (të përjashtuara nga procedurat e licencimit për blerjen e produkteve delikate të prodhuesve japonezë) me atë të shteteve B (autorizim special i detyrueshëm), Tokio pretendon se fqinji i saj nuk është i besueshëm dhe është e nevojshme të sigurohen përpara eksportimit dhe se nuk do të përdoret për qëllime të fshehta (kryesisht ushtarake) materialet dhe pajisjet që vijnë nga Japonia./ATSH/