Watfordi shkarkon trajnerin

albnews
By
1 Min Read

Watfordi ka shkarkuar trajnerin Xisco Munoz pas më pak se 10 muajsh në krye.

Spanjolli zëvendësoi Vladimir Iviqin në dhjetor 2020 dhe e udhëhoqi klubin drejt promovimit nga Championship sezonin e kaluar.

Watfordi ka shtatë pikë nga shtatë ndeshjet e tyre të para në Premier League, me ndeshjen e fundit të Munoz, një humbje kundër Leeds në “Elland Road” të shtunën. Mban pozitën e 14-të në tabelë.

Gjithashtu, Watfordi u eliminua në raundin e tretë të Carabao Cup nga Stoke City.

Claudio Ranieri është emri më i përfolur për t’u emëruar si pasues i Munozit. 

Share This Article