Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, e ka pranuar se një ditë dëshiron të rikthehet te skuadra më të cilën fitoi gjithçka si futbollist.
Ish-mesfushori i katalonjasve shpreson që një ditë do të kthehet tek ekipi spanjoll.
“Shpresoj që një ditë do të rikthehemi. Do të doja që të ndodhte, sepse më shumë se gjithçka është klubi në të cilin kam kaluar kaq shumë vite”, deklaroi Iniesta. 37-vjeçari aktualisht është pjesë e klubit nga Japonia, Vissel Kobe.