“Pandora” i nxjerr Putinit të dashurën sekrete, miliona dollarë për Svetllanën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mes emrave në listën e skandalit të Pandora Papers nuk figuron drejtpërdrejtë ai i Vladimir Putinit, por ka shumë burra e gra pranë presidentit rus që rezulton të kenë shmangur taksat në mënyrë flagrante.

Mes tyre është edhe Svetlana Krivonogikh, e cila brenda pak vitesh ka arritur të grumbullojë një pasuri përrallore, duke blerë jahte, apartamente e vila nga Moska në Shën Petërburg që kapin shifrën e 100 milionë dollarëve.

“The Guardian” shkruan se Svetllana është e dashura sekrete e Putinit, me të cilin ka dhe një vajzë. Vetëm pak javë pas lindjes së saj, gruaja u bë papritur pronare e një kompanie offshore që bleu për 3 milionë e 600 mijë dollarë një rezidencë buzë detit në Monako. Marrëveshja u lidh nga të njëjtë persona të besuar që punojnë oligarkët e rrethit të ngushtë të shefit të Kremlinit.

Në listat e Pandora Papers figuron dhe emri i kryeministrit çek Andrej Babis, i cili nuk ka deklaruar një investim offshore për blerjen e një vile më shume se 20 milionë dollarë në jugun e Francës. Në dokumente përmendet dhe kompania turke e Ilicak Ronesans Holding, përgjegjëse për ndërtimin e pallatit presidencial të shumë përfolur me 1150 dhoma për presidentin e Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan.

Share This Article