Pas sulmeve të njëpasnjëshme në El Paso, Teksas dhe Ofio ku humbën jetën të paktën 27 persona ka reaguar presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Në një postim në twitter, Meta shpreh solidaritet me kombin amerikan dhe familjet e viktimave.
“Shumë i trishtuar dhe i tronditur nga humbjet e jetëve të pafajshme në ElPaso dhe Ohio. Lutjet dhe mendimet e mia për familjet e viktimave. Solidaritet me kombin e madh amerikan”, shkruan Meta.