Kryetari konservator i parlamentit polak, Marek Kuchcinski kërkoi sot falje për udhëtimet e shumta, disa prej të cilave me familjen e tij, në bordin e avionëve qeveritarë, një çështje që mund të prekë partinë e tij disa muaj para zgjedhjeve legjislative.
Sipas dokumenteve të paraqitura nga opozita dhe media, Kuchcinski, 63vjeç, funksionari i dytë më i lartë shtetëror, sipas Kushtetutës, ka përdorur helikopterët dhe avionët ushtarakë 100 herë këto vitet e fundit.
Në 23 raste ai ka qenë i shoqëruar nga familja e tij.
Ai drejton Dhomën e Ulët të Parlamentit që prej vitit 2015 dhe erdhi në pushtet nga konservatorët nacionalistë të partisë ”Ligj dhe Drejtësi”, ku ai është një anëtar i rëndësishëm.
Ai është bashkëpunëtor i afërt i presidentit të partisë Jaroslaw Kaczynski./ATSH/