ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 2 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 2 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 4 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 5 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Halli i madh i Ramës është se i ka mbaruar vaji i kandilit nga qeverisja 8 vjeçare

albnews by albnews
14 October, 2021
in Albania
0
Basha: Nuk kemi një krizë energjetike, por kemi krizë korrupsioni
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjatë debatit në Kuvend, kryeministri Edi Rama si kundërpërgjigje ndaj akuzave të opozitës për korrupsion dhe keqmenaxhim të situatës hidrike tentoi të kompleksojë kryedemokratin Lulzim Basha me problemet e brendshme që po kalon PD.

Por Basha në kundërpërgjigje tha se foltorja është halli i Ramës dhe jo i tij.

RelatedPosts

Nga 100 mijë të burgosur në Britani, vetëm 1273 janë shqiptarë

Nuk ka më njerëz! Të rinjtë braktisin vendin, punësimi bie ndjeshëm

Këmbimi valutor, 24 shtator 2025

Sipas tij, halli i madh i Ramës është se i ka mbaruar vaji i kandilit nga qeverisja 8 vjeçare dhe shqiptarët nuk kanë më dhjamë për t’u shtrydhur.

Llumi i tranzicionit, tha Basha,  është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër dhe se këtij llumi i intereson status quoja.

Ndër rreshta ai u mbrojt edhe për marrëveshjen me Ramën në 2017, duke deklaruar se ishte i ri dhe nuk ja dinte truket.

Basha: Foltorja nuk është halli im, është halli jot, foltorja është ding-dongu, bëhu gati dhe ti për foltore sepse nuk ka foltore të të shpëtojë ty, nuk ka foltore të të shpëtojë ty. Unë kam guximin që në atë komision të inceneratorëve do të hetohen të gjithë, edhe llumi  dhe të korruptuarit gjatë qeverisjes tonë. Ti që thua moratorium heshtje, që guxon të më përmendësh mua heshtjen, ti more pse nuk i arrestove ata tetë vjet? Pse nuk i çove në prokurori? Pse nuk i dënove? A më fal, sepse e ke ortak , nga Elbasani në Shijak, apo se ta ka qejfi  ti greposh e ti gradosh  për ti hedhur kundër opozitës ? Lojë e vjetër Edi Rama, mund ta luaje katër vitet e para sepse me të vërtetë isha i ri dhe nuk i kisha mësuar truket e tua , por tani ti ka mësuar gjithë bota.

Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura. Është i njëjti  llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë. Pse? Sepse ju notoni në luks dhe pushtet.

Sepse zotrote ka harxhuar vitin e kaluar më shumë kohë me sheikë dhe darka sheikësh e kriminelësh e  oligarkësh sesa duke takuar njerëzit e thjeshtë të zonës elektorale që përfaqëson. Këto janë interesat tuaja dhe prandaj e keni shkatërruar edhe reformën në drejtësi, keni kapur përbishti drejtuesit e drejtësisë së re, i bëtë rezil ambasadorët e partnerët tanë  strategjikë duke shkuar javë për javë duke  u thënë veproni, veproni, veproni. Sa dalin ata nga dera kërcasin telefonat e 184, të tërmetit, e të tjerëve këtu dhe u thonë mos veproni.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result