Një panel këshillues i Administratës amerikane të Ushqimit dhe Barërave (FDA) ka rekomanduar në mënyrë anonime që njerëzit mbi moshën 65-vjeçare, ose ata që janë të rrezikuar nga sëmundje të ndryshme, të mund të marrin dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19, Moderna.
Një rekomandim i ngjashëm është dhënë në muajin shtator edhe për vaksinën Pfizer-BioNTech, dhe tani dozat e treta të saj janë duke u administruar.
FDA-ja tani pritet ta konsiderojë rekomandimin e panelit për dozën e tretë të Modernas.
Zyrtarët e kësaj administrate pritet që ta marrin një vendim brenda pak ditësh.
Pothuajse 70 milionë amerikanë kanë pranuar të dy dozat e vaksinave Moderna, ndërkohë doza e tretë duhet të jetë sa gjysma e njërës dozë të vaksinës.