Deputeti Oerd Bylykbashi, i cili iu bashkua Foltores së Sali Berishës dhe debatoi ashpër me Lulzim Bashën në mbledhjen e Grupit Parlementar të PD-së, ka bërë ditën e sotme një deklaratë të fortë.
Ai u shpreh se ashtu siç iku Flamur Noka, ashtu do të largohet edhe ai dhe më pas edhe të gjithë të tjerët që i rrinë nga mbrapa Lulzim Bashës.
“Modeli që ka krijuar Lulzim Basha në këto vite, është që ai vazhdon humbet vazhdimisht dhe prodhon një model gjithmonë e më autokratik brenda partisë. Në vitin 2013 në PD kishte debat, kishte figura politike që bënin debat të respektueshëm. Pas asaj që ndodhi në 2017-ën, debati u hesht. Të gjithë ne i dhamë Lulzim Bashës shansin që edhe pse i humbi zgjehdjet në 2017-ën, të vazhdonte në krye të partisë, dhe me vendimet e tij, ja ku jemi sot.
Ne kemi një Lulzim Basha që merr vendimet pa pyetur askënd dhe përplasja me Berishën nxori jahstë të gjithë modelin e tij. Të jeni të sigurt: Siç iku Flamur Noka, do iki edhe unë, do ikin edhe të gjithë ata që i rrinë mbrapa Lulzim Bashës.”, tha Bylykbashi”, tha Bylykbashi në Opinion.
Kujtojmë se Flamur Noka u shkarkua nga Basha nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Siguriusë, pasi e akuzoi kryedemokratin dhe kërkoi dorëheqjen e tij.