ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 6 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 6 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 11 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 11 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Rohani: Lufta me Iranin është “nëna e të gjitha luftërave”

albnews by albnews
6 August, 2019
in Bota
0
Rohani: Lufta me Iranin është “nëna e të gjitha luftërave”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë më 6 gusht se Teherani mund të zhvillojë negociata me Shtetet e Bashkuara nëse këto të fundit i largojnë sanksionet ndaj Iranit.

Tensionet në mes të këtyre dy shteteve janë tensionuar pasi presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

RelatedPosts

Të gjitha nderet që Mbreti i ka rezervuar Trump gjatë vizitës së tij shtetërore

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Administrata Trump miraton paketën e ndihmës për Ukrainën deri në 1 mld dllarë

Kjo marrëveshje parasheh lirim të sanksioneve për Iranin në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor.

Në disa deklarata televizive, Rohani ka thënë se “paqja me Iranin është nëna e të gjitha paqeve” dhe “lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave”, teksa ka mbrojtur marrëveshjen e nënshkruar më 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore.

“Republika Islamike favorizon biseda dhe negociata, dhe nëse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të bisedojnë, atëherë duhet të heqin sanksionet”, ka thënë Rohani.

Garda Revolucionare Islamike ka kapur një muaj më parë një tanke britanike në Ngushticën e Hormuzit, dy javë pas forcat britanike kanë konfiskuar një tanke iraniane afër Gjibraltarit, me arsyetimin se ka shkelur sanksionet për Sirinë.

“Ngushticë për ngushticë. Nuk mund të jetë Ngushtica e Hormuzit e lirë për ata, derisa Ngushtica e Gjibraltarit të mos jetë për ne”, ka thënë Rohani.

Besohet se një e pesta e naftës në botë transportohet përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila lidh Gjirin Persik dhe Detin Arab.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka konfirmuar me 6 gusht raportimet e mediave amerikane, se ai ka refuzuar një ofertë të një senatori amerikan për të takuar presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar.

Zarif ka thënë se ka refuzuar këtë ofertë, pavarësisht se i është thënë se do të sanksionohet brenda dy javëve.

Ndërkohë më 5 gusht, Irani ka njoftuar se ka rritur kapacitetet e ujit të rëndë, përtej normave të lejuara me marrëveshjen bërthamore./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result