Kylian Mbappe ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germaini.
Ylli francez nuk do ta vazhdojë kontratën me skuadrën aktuale, e cila i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
Mediat franceze kanë bërë të ditur se Mbappe u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e PSG-së.
22-vjeçari gjatë verës pritet të transferohet te Real Madridi si futbollist i lirë.