Debati për më të mirët e futbollit lindi, praktikisht, me vetë lojën. Me kalimin e viteve, çdo talent i ri i madh nxit më shumë opinione.
Antonio Cassano, një ish-futbollist, që në kohën e tij konsiderohej talent i jashtëzakonshëm, u kthye në “Bobo TV”, kanalin Twitch të Vierit, ku lëshoi një nga deklaratat e tij tipike me zë të lartë. Këtë here kishte zgjedhur Cristiano Ronaldon për shënjestër.
“Mjaft me këtë teatër! Cristiano Ronaldo është më i miri në historinë e futbollit? Ai nuk është as ndër pesë të parët. Për mua, Messi, Pelé, Maradona, Cruyff dhe Ronaldo “Fenomeni” janë në një nivel tjetër.”
Cassano foli edhe për blerjen e mundshme të Erling Haalandit nga Reali i Madridit:
“Ata më kanë thënë: kujdes, se Bayerni dëshiron të nënshkruajë me Haalandin! Pastaj, Madridi dëshiron edhe Lewandowskin për disa vjet. Do të kishte kuptim për mua”, tha Cassano.
Por Vieri, organizatori i këtij debati, ishte kundër Cassanos:
“Epo, nga ana tjetër, edhe mua më kanë thënë se Haaland do të shkojë në Madrid me 100%. Kështu më thonë, por nuk e di nëse është e vërtetë.”