Presidenti i vendit Ilir Meta ka udhëtuar sot drejt Glasgow-t për të ndjekur nga shkallët e stadiumit “Celtic Park” përballjen e Skocisë ndaj Ferencvarosit.
Skuadra skoceze luajti sot ndeshjen e radhës në Europa League ndaj Ferencvaros ku fitoi 2-0 dhe për Presidentin Meta ishte një kënaqësi e madhe duke shijuar nga afër këtë sukses.
“Përjetim i emocioneve të jashtëzakonshme që vetëm Parajsa mund të ofrojë. Kam shumë kohë që po kërkoj për të takuar fansat më të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm ndonjëherë”, shkruan Meta në një postim në Twitter.
Meta është takuar edhe me ish kapitenin e Kombëtares Shqiptare, Rudi Vata dhe djalin e tij Rocco Vata.
Por prezenca e Metës në stadium, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. BBC ka postuar një foto të Metës në stadium, ndërkohë krahas saj ka shkruar “Aprovimi presidencial”, duke se kreu i shtetit shqiptar ishte në stadiumin “Celtic Park” për të ndjekur ndeshjen.
