Muajin e kaluar Banka e Anglisë parashikoi rritjen e përkohshme të inflacionit në një afat të afërt, në 4 për qind në tremujorin e fundit të 2021
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në Britani të Madhe u rrit 3.1 për qind në bazë vjetore në shtator, nga 3.2 për qind sa ishte një muaj më parë, bëri të ditur sot Zyra e Statistikave Kombëtare të vendit.
Çmimet e larta të transportit ishin nxitësi kryesor pas interpretimit, të ndjekur nga sektori i hotelerisë (restorante dhe hotele), mobilieve, pajisjeve shtëpiake dhe mirëmbajtjes rutinore.
Në baza mujore, Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit 0.3 për qind në shtator.
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey deklaroi të hënën se banka “do të duhet të veprojë” për të frenuar rritjen e inflacionit, duke sinjalizuar një rritje të mundshme të normës së interesit.
Muajin e kaluar Banka e Anglisë parashikoi rritjen e përkohshme të inflacionit në një afat të afërt, në 4 për qind në tremujorin e fundit të 2021, për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimit.