Shqipëria me fitore të thellë ndaj Armenisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Futbollistet e përfaqësueses së Shqipërisë kanë shënuar fitore të thellë të enjten mbrëma në Tiranë. Në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023, Shqipëria e mposhti Armeninë me shifrat 5:0. Nga dy gola i shënuan kapitenia Megi Doçi si dhe Mimoza Hamidi. Fare në fund shënoi edhe Esi Lufo.

Çështja e fituesit u përcaktua që në pjesën e parë. Doçi shënoi për 1:0 në minutën e 12-të, ndërsa në minutën e 16-të, Hamidi shënoi golin e parë personal. Kapitenia realizoi gol tjetër në minutën e 44-t. Ndërkohë për rezultatin 4:0, Mimoza Hamidi shënoi në minutën e 62-të. Lufo golin e realizoi në minutën e 91-të.

Për Shqipërinë është fitorja e parë në këto kualifikime. Fillimisht Shqipëria luajti 1:1 me Kosovën, më 16 shtator. Ndërkohë më 21 shtator pësoi 7:0 në udhëtim nga Belgjika.

Reagimi i synuar erdhi të enjten në Tiranë ndaj Armenisë, që tani ka tri humbje.

Share This Article