Rashani asist në humbjen e Clermontit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Elbasan Rashani ka vazhduar formën e mirë në Ligue 1. Futbollisti kosovar dha një asist në humbjen e Clermontit në udhëtim te Nantesi 2:1.

Rashani asistoi te shoku i tij i skuadrës, Bayo, në minutën e 49-të për barazimin e rezultatit, por vendasit morën tri pikë me golin e Blas në të 61-n. Paraprakisht kishte shënuar Girotto në të 38-n.

28-vjeçari u largua nga fusha në minutën e 68-të. 

Në gjashtë paraqitje në Ligue 1, Rashani ka katër gola dhe dy asistime.

Share This Article