Biznesmeni Nazmi Çangu është dhunuar dhe grabitur mbrëmjen e djeshme në banesën e tj në Nikël të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës ku 10 persona të armatosur kanë kërkuar me ngulm nga kryefamiljari çelësin e banesës.
E gjithë familja ka qenë për darkë mbrëmjen e djeshme tek një mik dhe janë kthyer rreth orës 23:00 dhe rreth orës 01:00 të natës grabitësit kanë hyrë në banesë ku i kanë gjetur familjarët në gjumë. Grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe 4 fëmijët, kanë marrë biznesmenin të cilin e kanë rrahur, dhunuar dhe gjuajtur me qytën e armës duke e larë në gjak për t’i dhënë çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë.
Çungu nuk ka pranuar të tregojë se ku është çelësi i kasafortës, ata e kanë rrahur, i kanë gjuajtur me qytën e armëve dhe e kanë lidhur duke i prerë gishtin duke i shkaktuar fraktura të shumta në trup. Autorët kanë arritur ta hapin kasafortën dhe kanë marrë 100 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë që ndodheshin brenda.
Vajza dhe vëllai i biznesmenit kanë rrëfyer për mediat momentet e tmerrit. Vajza ka treguar se në dhomën ku ajo ndodhej ishin tre persona të veshur si policië, ndërsa vëllai i Çangut ka treguar se kryefamiljari është përleshur me grabitësit.
Biznesmenit Nazmi Çangu ka një lokal në pronësi të tij dhe merret me bujqësi, ka rrëfyer se nuk ka probleme me njeri e se nuk e ka idenë se kush mund ta ketë grabitur. Ai më parë ka punuar në Policinë e Shteti dhe më pas është marrë me tregti private ndërsa gjatë viteve 1993-2007 ka pas punuar në Policinë e Shtetit.
Aktualisht policia po punon për zbardhjen e autorëve dhe kapjen e tyre.