Liverpooli turpëro Unitedin në “Old Trafford”

albnews
By
1 Min Read

Para tifozëve të vet, Manchester Unitedi është turpëruar nga Liverpooli. “Të kuqtë” triumfuan në derbin anglez me rezultat të thellë 5:0.

Goli i parë erdhi në minutën e 5-t përmes Naby Keitas, derisa rezultati u dyfishua pak minuta më vonë nga Diogo Jota.

Salah realizoi tri gola në këtë derbi (38, 45+ dhe 50). Vendasit ia dolën ta dërgonin topin në rrjetë në minutën e 52-të përmes Cristiano Ronaldos, mirëpo VAR-i ia anuloi golin nën arsyetimin se ishte pozitë jashtë loje.

Nga minuta e 60-të vendasit luajtën me një lojtar më pak pasi Paul Pogba u ndëshkua direkt me të kuq.

Me këtë rezultat, Liverpooli renditet në pozitën e dytë në Premier League me 21 pikë, derisa Unitedi është në pozitë të shtatë me 14 sosh.

Share This Article