Paris Saint-Germain ka barazuar 0:0 me Marseille, në një ndeshje derbi të tensionuar, megjithëse luajti me një futbollist më pak në fushë pothuajse tërë pjesën e dytë.
Të dy skuadrat shënuan nga një herë në Stadiumin Velodrome, por autogoli i Peres dhe goli i Milik, përkatësisht, u shfuqizuan nga VAR-i të dy për pozitë jashtë loje.
Skuadra e Mauricio Pochettinos e mbizotëroi lojën në pjesën e parë, por dështoi të shënojë pavarësisht se zotëroi një sulm shkatërrues në letër: Lionel Messi, Neymar, Kylian Mbappe dhe Di Maria.
Messi i pati dy kombinime mahnitëse me Mbappen por goditja e tij finale nuk e gjeti cakun asnjëherë.
Nuk ishte një natë e lehtë për parisienët nën zhurmën dhe trysnin e tifozëve të zjarrtë të Marseille, të cilët hidhnin edhe gjësende në fushë.
Gjërat u përkeqësuan për vizitorët kur Achraf Hakimi u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje të palejuar si lojtari i fundit në mbrojtën e PSG-së në minutën e 57-të.
Por PSG-ja ia doli të mbahej dhe nuk pranoi gol, duke e shmangur humbjen e dytë në tri ndeshjet e fundit.
Ky barazim nënkupton se PSG-ja i ka tani 28 pikë në vendin e parë në Ligue 1, shtatë më shumë se Lens në vendin e dytë dhe 10 më shumë se Marseille që është e katërta.