Lionel Messi e ka shënuar fillimin më të dobët të sezonit në ligë në 16 vitet e fundit, pas barazimit të Paris Saint-Germainit me Marseille të dielën, në një ndeshje ku një tifoz e pushtoi fushën dhe i prishi një sulm premtues të udhëhequr nga argjentinasi.
PSG-ja lëshoi pikë në Ligue 1 vetëm për herë të dytë këtë sezon, pas barazimit në Stadiumin Velodrome të dielën, me Messin që e pati një paraqitje tjetër të dobët në ligë për skuadrën e Mauricio Pochettinos, raporton Gazeta Express.
Sulmuesi 34-vjeçar, i cili kaloi në Parc des Princes si lojtar i lirë pasi u largua nga Barcelona në verë, ka rënë nën standardin që vetë e kishte vendosur për më shumë se një dekadë në Camp Nou.
Ai e bëri paraqitjet e tretë si titullar për PSG-në kundër Marseille këtë sezon në ligën elitare franceze.
Messi ka dështuar të shënojë në katër ndeshjet e tij në Ligue 1. Një fillim kaq të dobët ai e kishte vetëm në sezonin 2005/06, kur nuk ishte shënuar në gjashtë ndeshjet e parë për Barçën.
Messi ishte cak i një tifozi tamam kur po e udhëhiqte një sulm të PSG-së. Tifozi në fjalë i iku sigurimit dhe u fut në fushë duke vrapuar drejt argjentinasit kur ai po driblonte para mbrojtës së Marseille kah fundi i pjesës së dytë.