Escobar i quan marrëdhëniet SHBA-Serbi të komplikuara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zv.ndihmës sekretari i SHBA-së për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, ka thënë se marrëdhëniet e vendit të tij me Serbinë “nuk janë as të mira e as të këqija”.

“Janë të komplikuara”, tha Escobar në një intervistë për Al Jazeera.

Ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ketë përkrahjen e SHBA-së përderisa ndjek rrugën evropiane.

Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka folur edhe për situatën e tensionuar në Bosnjë-Hercegovinë, pas paralajmërimeve nga Republika Srpska “për kthim të sovranitetit të saj”.

Sipas tij, në Bosnjë nuk do të ketë luftë dhe se palët duhet të fokusohen në zhvillim ekonomik.

Escobar ishte në Bruksel para pak javësh, kur Kosova e Serbia arritën marrëveshje për targat e veturave.

Share This Article