ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 9 minutes ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 12 minutes ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 18 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 21 minutes ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 28 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Në shtator do të bëj të ditur në detaje planin kombëtar kundër krimit dhe pastrimit të parave

albnews by albnews
8 August, 2019
in Albania
0
Basha: 94% e qytetarëve refuzuan zgjedhjet farsë dhe regjimin e Ramës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Demokratike po përgatit një plan për të luftuar krimin e organizuar, kur të vijë në pushtet. Kryetari Lulzim Basha ka theksuar se “përqëndrimi do të jetë te paraja, ndiq paranë.” Sipas Bashës, plani i demokratëve do të bëhet me dije në muajin shtator.

“Ndërkohë ka nisur hartimi për disa ligje për luftën kundër krimit dhe parave të krimit”, tha Basha.

RelatedPosts

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

Kryeopozitari paralajmëroi edhe një paketë ligjore për deklarimin e aseteve për politikanët dhe funksionarët publikë.

“Shqipëria do të kthehet në ferrin e organizatave kriminale dhe politikanëve të korruptuar. Kriza politike do të përfundojë me politikanë me pranga në duar. Kjo do të jetë garancia që kriza të mos përsëritet”, theksoi Basha.

Deklarata e Bashës:

“Në muajin shtator do të bëj të ditur në detaje planin tonë kombëtar kundër krimit dhe pastrimit të parave, i cili parashikon si hap të parë auditimin dhe hetimin e menjëhershëm pa asnjë përjashtim të të gjitha ndërtimeve dhe veprave publike të mbaruara, në proces apo të planifikuara.

Ndërkohë, ka nisur hartimi i disa ligjeve për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave të krimit.

1. Një ligj për ndalimin e legalizimit në ekonomi të produkteve të krimit, që do të parandalojë investimin e parave të krimit në ekonomi, përmes çdo forme, nga veprimet financiare tek ndërtimet dhe çdo lloj aktiviteti tjetër. Kjo, si paratë e trafiqeve, edhe paratë e korrupsionit apo krimeve të tjera ekonomike.

2. Një ligj për përgjegjësinë civile të personave private dhe bizneseve për dëmet nga korrupsioni. Nga Teatri, tek Unaza e Re, në Shkozë, tek Bulevardi i Ri, në Himarë dhe kudo ku aferat korruptive të Edi Ramës me kompani kliente të Edi Ramës kanë shkaktuar dëme, qytetarët do të kenë mundësinë të hedhin në gjyq civil për kompensim çdo zyrtar që i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit dhe çdo kompani të përfshirë në akte të tilla. Milionat e Beketit, për t’i marrë si shembull më i dhimbshëm dhe i patolerueshëm i papërgjegjshmërisë korruptive të Edi Ramës duhet dhe do të paguhen nga Edi Rama dhe jo nga qytetarët. Paratë dhe asetet e kompanive do të paguajnë për dëmet pasurore të shkakuara shqiptarëve dhe arkës së shtetit.

3. Një paketë të tërë ligjore për deklarimin dhe kontrollin e aseteve të politikanëve dhe punonjësve publikë, e cila do të forcojë rregullat e deritanishme, e cila synon të pamundësojë investimin e të ardhurave nga krimi dhe korrupsioni në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë pa u hyrë gjemb në këmbë.

Hetimi dhe auditimi do të ndjekë origjinën e parave të investuara si për ndërtimin e objekteve private, ashtu edhe për PPP-të apo koncesionet korruptive apo për blerjen e pasurive brenda dhe jahstë Shqipërisë.

Ky hetim do të bëhet në bashkëpunim me shërbimet e specializuara ndërkomëbtare.

Në këtë kuadër, Partia Demokratike ka marrë ekspertizë të huaj, të specializuar për hartimin e një programi të posaçëm për hetimin dhe rikuperimin e pasurive të tjerërsuara dhe të vjedhura te shqiptarëve. Ne jemi në kontakt me agjensitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkombëtar nga Europoli tek Interpoli, nga agjencitë e vendeve kryesore të BE, tek agjencitë e specializuara amerikane. Të gjitha kanë shprehur gatishmërinë të ndihmojnë.

4. Që ditën e parë në pushtet, qeveria e re do të nxjerrë një fond të konsiderueshëm për të mundësuar hetimet dhe auditimet e thelluara dhe gjurmimin e parasë si në Shqipëri, edhe në çdo vend të botës.

5. Ne do të bëjmë detyrim ligjor verifikimin e origjinës së të gjitha parave të investuara në ndërtim, në koncesione dhe në PPP.

6. Ne do ta bëjmë detyrim ligjor që, për blerjen e çdo lloj pasurie të patundshme, të tregohet burimi i parave dhe pagesa e taksave në mënyrë që të regjsitrohet pasuria e patundshme në hipotekë apo regjsitrat e tjerë shtetërore.

7. Ne do të shpallim një regjim të veçantë të kontrollit të pasurive publike dhe të të ardhurave për të gjithë punonjësit shtetërore, që punojnë në dhënien e lejeve dhe licensave në sektorët startegjikë të vendit përfshi atë financiar, të energjisë, dhe në veçanti, atë të infrastrukturës.

8. Ne do të fusim inspektimin e detyrueshëm fizik të pasurive të drejtuesve të lartë të vendit si pjesë e deklarimit të të ardhurave dhe pasurive të tyre.

Që ditën e parë të qeverisjes, para çdo gjëje dhe mbi çdo gjë tjetër, ne do të ndërmarim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin, gjurmimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë.”

Top Channel

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result