Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa ka lexuar një numër shifrash për abuzimet sipas tij të qeverisë me fondet nga tërmeti të Agjencisë së Prokurimit Publik, tha me ironi se këto i kishte marrë nga Partia Demokratike. Kjo shkaktoi të qeshura në sallë, por Basha nënvizoi se kjo ishte batutë pasi e shifrat janë zyrtare të publikuara nga agjencia e Prokurorimit Publik.
“Merri këtu dhe thoja tigrit të t’i japë. Nuk ke ça të sqarosh o tigër po rri rehat. Ishalla i ke djeg të gjitha ato që ke gjetur te zyra e paraardhësit. Në fund të të të dhënave për ndërtimin e shkollave, burimi: Partia Demokratike. (Qesh salla) Jo, burimi: APP (Agjencia e Prokurorimeve Publike). Shiko si qeshin. Afroje pak kamerën zoti i nderuar. E hëngrën kujtuan se ishte PD me vërte. Do qeshni tani?
Ti nuk i lexon se merresh me shifra të tjera. Borxhin ia ke shqiptarëve. Provat i ke në familjet e goditura nga pandemia që paguan minimalisht 1 mln lekë, shkon deri në 5 mijë euro. I ke te FMN që të tha kur po haje hallvë në Egjypt. Faktet i ke brenda në tavolinat e shqiptarëve. Shkaktari je ti. Mos u kap kot. Koha e trekëndëshit të Bermudës ka marrë fund. Mos të bëjmë asnjë kompromis me të keqen Qoftë kjo për zgjedhjen e presidentit”, tha Basha.
Kryedemokrati lexoi edhe fondet që sipas tij kanë marrë sipas tij edhe oligarkët pranë qeverisë.
“Salillari ka marrë 1.81 miliard lekë; Alkompeksi, nipat e Sadri Abazit, 306.4 milion lekë; Bami, 639 milion lekë; Starteku, 567 milion lekë; Geci, 970 milion lekë. Mane TCI, 1.33 miliard lekë; Ndërtim Montim Patos, 447 milion lekë; Albstari i kullës së stadiumit, 334 milion lekë, Fusha 334 milionë lekë, këto janë klinetët me të cilët ndan paratë” tha Basha.
Flet ti për menaxhim plehrash, ti që i vure flakën plehrave të Shqipërisë. Se sa qejf i ke plehrat ti, u pa kur mblodhe Grupin Parlamentar për inceneratorin e Elbasanit. Ti që kërcënove kryetarët e bashkive me shkrirje nëse nuk i dërgojnë paratë e buxhetit të tyre te inceneratorët e Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe të tjerëve.
Dhe aty të ka plasur lufta ty për çështjen e parave sepse të kanë shkuar paratë nga Tigri dhe Uriahipi dhe më duket se tani të kanë dalë të Damiani. Kështu thotë TIMS-i. Ose keni lidhur ndonjë krushqi juve se nuk shpjegohet ndryshe që të udhëtoni 20 e ca herë bashkë me avion”, tha Basha./Express/