Barcelona do të luajë kundër Deportivo Alavesit të shtunën në orën 21:00 në “Camp Nou”, ndeshje në të cilën do të debutojë trajneri i përkohshëm, Sergi Barjuan. Barjuan e zëvendësoi Ronald Koemanin e shkarkuar të mërkurën mbrëma.
Holandezi u mposht 1:0 nga Rayo Vallecano që ishte disfata e dytë e njëpasnjëshme, pas asaj në “El Clasico” ndaj Real Madridit të dielën e kaluar.
Pedri, Frenkie de Jong dhe Martin Braithwaite do të mungojnë për shkak të lëndimit, ndërsa në skuadër është përfshirë Ansu Fati, i cili nuk luajti ndaj Vallecanos shkaku i një goditjeje që e kishte marrë më herët.
Kampioni në fuqi, Atletico Madridi do të mundohet ta lë prapa gabimin me Levanten.
Atletico barazoi me Levanten derisa ndeshjen e radhës e luan kundër Real Betisit në “Wanda Metropolitano”, të dielën në orën 16:15.
Do të jetë dueli i 40-të në total mes këtyre dy skuadrave. Atletico ka bilanc më të mirë me 22 fitore, ndërsa Betisi ka fituar vetëm shtatë herë. 10-të ndeshje kanë përfunduar baras.
Takimi i fundit u luajt më 11 prill të këtij viti dhe përfundoi baras 1:1.
Real Madridi do ta hap xhiron e 12-të në La Liga të shtunën në orën 14:00. Luan në udhëtim te Elche.
Këtë skuadër, madrilenët e kanë mposhtur pesë herë në gjashtë duelet e fundit, ndërsa një takim ka përfunduar baras.
Më herët gjatë këtij viti, Reali kishte fituar ndaj Elches 2:1, me dy gola të yllit francez, Karim Benzema.