ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 1 hour ago
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE 2 hours ago
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit 2 hours ago
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro 2 hours ago
Takimi mes Trump dhe Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan: Marrëveshje tregtare dhe ushtarake 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Diplomacia e fotove/ Si po e zbut Yuri Kim radikalizmin e opozitës

albnews by albnews
3 November, 2021
in Albania
0
Diplomacia e fotove/ Si po e zbut Yuri Kim radikalizmin e opozitës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadorja amerikane ka qenë sot në selinë e Kuvendit të Shqipërisë, në vigjilje të mbledhjes së radhës së Këshillit të Legjislacionit, ku pritej të diskutohej në lidhje me nismën ligjore të propozuar nga socialistët për zgjatjen e vetingut. Me të dalë prej aty ka bërë një postim që është shpërndarë në mbarë mediat e vendit. Ndonëse Opozita e braktisi senacën në mënyrë demostrative pak ditë më parë, në foton e postuar nga Yuri Kim, ku në krah të saj janë vendosur dy krerët e grupeve, Taulant Balla dhe Alfred Rushaj, situata duket shumë më e paqtë dhe normale. Kjo frymë u pa dhe në statusin që shoqëronte imazhin, ku ajo bënte thirrje për respekt të ndërsjelltë mes palëve dhe për ngritjen e tyre mbi interesat partiake.

Pra me një fjalë, diplomatja u ka kërkuar dy partive atë që ka thënë edhe publikisht, zgjatjen e aftatit kushtetues për komisionin e vettingut, ndërkohë që PD prej vitesh përpiqet ta demaskojë politizimin, selektivitetin dhe kapjen e këtyre organeve.

RelatedPosts

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën baba e bir

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Po çfarë ka pas këtij apeli për respekt të ndërsjelltë, kur PD-ja e akuzon shumicën qeverisëse se i vodhi votat për të vazhduar të vjedhë vendin? Cili është qëllimi i thirrjes për tu ngritur mbi interesat partiake, që do ta detyronte PD-në të legenosej duke gëlltitur vettingun që e pështyn prej kaq kohësh?

Për të kuptuar këtë është mirë të vëzhgojmë pak risinë e diploamcisë së fotove që po aplikon Yuri Kim. Nëse demokratët iu shfaqen përditë shqiptarëve edhe në kuvend edhe në komisionet parlamentare duke u kacafytur ose duke bërë sikur zihen me PS, ambasadorja do të japë një imazh të rremë, shumë të ndryshëm nga realiteti. Nëse një deputet  i opozitës nuk do të guxonte kurrë në këtë periudhë të postonte një foto me rivalin e tij socialist, këtë arrin të bëjë zonja Kim.

Ajo shkon në komisionin e jashtëm dhe menjëherë poston fotot ku Tomor Alizoti buzqesh bashkë me Mimi Kodhelin. Ajo vijon në komisionin e integrimit dhe rrethohet krenarisht nga gra joshëse, si Jorida Tabaku e Etilda Gjonaj. E pasi e ka provuar me sukses me rangje më të ulta, e tenton këtë edhe me shefat e grupeve parlamentare, Balla dhe Rushaj.

Pra, po ta shohësh realitetin politik në Shqipëri përmes postimeve të ambasadores, ai ngjan shumë më rozë sesa çështë në të vërtetë. 

Po çfarë risku ka ky militantizëm pozitiv i kryediplomates amerikane?

Përpjekja e saj e rreme për të shfaqur imazhin e një opozite të zbutur e rrënon edhe më tepër figurën e PD së zyrtare.

Së pari, sepse në luftën e brendëshme që ka shpërthyer brenda “selisë blu” akuza kryesore që i bëhet rojtarëve të godinës është se ata janë peng të Edi Ramës dhe të kapur prej qeverisë. Duke pozuar si kukulla të paqta në krah të përfaqësuesve të mazhorancës, krerët e PD vetëm mund të vazhdojnë të humbasin pikë në sytë e përkrahësve të foltores së Berishës, që po tregojnë se janë shumicë në atë parti.

Në anën tjetër korifeu i kësaj shumice, Sali Berisha, jo më larg se disa ditë më parë, e akuzoi direkt Yuri Kim se kulloste në livadhet e qeverisë.

Ndonëse shumkush e mori këtë si një deklaratë misogjine, që hynte padrejtësisht në labirinthet e jetës private të ambasadores, qoftë edhe politikisht po të gjykohet, ajo përbën një problem. Nëse një pjesë e madhe e demokratëve besojnë se ka një vektor në diplomacinë ameriakne që po punon për përjetësimin e pushtetit të Ramës, afishimi i zonjës Kim, me përfaqësuesit e opozitës zyrtare, duke i vënë ata të pozojnë edhe me “armiqtë” socialistë, vetëm sa e rrënon edhe më keq imazhin e tyre.

Natyrisht ambasadorja është në të drejtën e saj të zbatojë urdhrat e eprorëve tu kërkojë demokratëve qoftë me argumenta po qoftë me shantazh të votojnë për zgjatjen e vettingut.

Por, nëse nuk do ti’a rrënojë edhe atë impakt politik që i ka mbetur, ajo duhet tu’a kursejë spektaklin e fotove. Sepse ndoshta edhe për interesat që ajo përfaqëson, pesha reale politike e njerëzve me të cilët pozon, është në aftgjatë, shumë më e rëndësishme sesa krijimi i perceptimit të rremë të një paqeje momentale.

©Lapsi.al 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

21 September, 2025
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

21 September, 2025
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result