ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën 4 hours ago
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë 8 hours ago
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë? 8 hours ago
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 8 hours ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Meta në Itali: Të vendoset bashkëpunim i veçantë me rajonin e Siçilisë

albnews by albnews
3 November, 2021
in Albania
0
Meta në Itali: Të vendoset bashkëpunim i veçantë me rajonin e Siçilisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti Ilir Meta u prit sot me ceremoni zyrtare, në Pallatin Qeveritar, nga Presidenti i Rajonit të Siçilisë, Nello Musumeci.

Gjatë takimit Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë, duke vënë theksin në domosdoshmërinë e vendosjes së një bashkëpunimi të veçantë me Rajonin e Siçilisë, sipas modelit të ndjekur me Rajonin e Puljas.

RelatedPosts

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

“Së bashku ne ndajmë një vlerë të jashtëzakonshme, me peshë të rëndësishme edhe në historinë politike dhe shtetformuese italiane, arbëreshët. Falë statusit të veçantë autonom të Siçilisë, shpresojmë që të bëhet rajoni i parë në Itali, që mund të miratojë një ligj të posaçëm për mbrojtjen e pakicave linguistike krahinore”, tha Meta.

Presidenti Meta u shpreh se “për Shqipërinë dhe për shqiptarët, mbrojtja e gjuhës, kulturës, traditave dhe trashëgimisë së vyer arbëreshe është me shumë rëndësi”.

Më tej Meta tha se “modeli i bashkëpunimit me Rajonin e Puljas mund të na shërbejë për të afruar më shumë Siçilinë me Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor”.

Nga ana e tij, Presidenti i Rajonit të Siçilisë, Musumeci e priti me kënaqësi propozimin e Kreut të Shtetit shqiptar, duke garantuar se do të bëjë të gjitha përpjekjet për vendosjen e një bashkëpunimi konkret me Shqipërinë, si dhe për miratimin e një ligji të posaçëm për mbrojtjen e pakicave linguistike, me qëllim ruajtjen e gjuhës arbëreshe.

Musumeci e konsideroi Komunitetin Arbëresh dhe trashëgiminë e tij të pasur historike dhe kulturore, pjesë të rëndësishme, jo vetëm të identitetit kombëtar shqiptar, por edhe të popullit italian e në veçanti të rajonit të Siçilisë.

Ndërkohë Presidenti Meta theksoi se “komuniteti arbëresh, të cilit Shqipëria dhe shqiptarët i detyrohen për hedhjen e themeleve të Lëvizjes Kombëtare, është projektimi ynë i përbashkët, i shkëlqyer, në Evropën e Bashkuar. Ata mbeten modeli ekselent i të qenit pjesë përbërëse e së tërës të bashkuar, duke ruajtur dhe trashëguar karakteristika të identitetit të origjinës historike”./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

20 September, 2025
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

20 September, 2025
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

20 September, 2025
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result