Barcelona e ka lëshuar fitoren nga duart në minutat e fundit.
“Blaugrana” të shtunën barazoi 3:3 me Celta Vigon në udhëtim në kuadër të La Ligës spanjolle në xhiron e 13-të.
Skuadra vizitore e drejtuar nga trajneri i përkohshëm Sergi Barjuan krijoi epërsi prej tre golave në pjesën e parë. Pas pesë minutash shënoi Ansu Fati. Në minutën e 18-të realizoi mesfushori Sergio Busquets, kurse Memphis Depay e dërgoi skuadrën e vet në pushim mes pjesëve me tri gola avantazh.
Por, rikthimi i madh u bë nga minuta e 52-të.
Iago Aspas shënoi fillimisht në minutën e 52-të, kurse Nolito në minutën e 74-rt, e ngushtoi epërsinë.
Vendësit luftuan shumë për të marrë një pikë nga ky ballafaqim dhe ia arritën qëllimit. Iago Aspas shënoi edhe një herë tjetër në minutën e gjashtë të kohës shtesë.
Barcelona ka 17 pikë me një ndeshje më pak të zhvilluar dhe është në mesin e tabelës.
Celta ndërkohë ka grumbulluar 12 pikë në 13-të ndeshje.