Për herë të parë pas 15 muaj, në Japoni nuk është regjistruar asnjë vdekje në lidhje me Covid-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë japoneze të Shëndetësisë, në 24 orët e fundit të infektuar me koronavirus në shkallë vendi janë evidentuar 162 raste, ndërsa numri i pacientëve në terapi intensive është i qëndrueshëm, në 100.
Ndryshe nga vendet evropiane dhe SHBA, infeksionet në Tokën e Diellit janë në rënie prej disa javësh, ndërkohë që fushata e vaksinimit po ecën me shpejtësi, ku 73% e popullsisë është imunizuar.
Numri më i lartë ditor i vdekjeve në Japoni u regjistrua në maj të këtij viti, në 216, më pas duke u stabilizuar gradualisht në numra të vetëm në ditët e fundit si rezultat i largimit befasues të valës së pestë në fund të verës.
Vdekjet kanë arritur në 18 320 që nga fillimi i pandemisë.
Duke filluar nga sot, qeveria e Tokios ka vendosur të reduktojë periudhën e karantinës nga 10 në tri ditë për udhëtarët e biznesit që kanë marrë dy doza të vaksinës Covid-19, si dhe studentët do të lejohen gradualisht të kthehen me leje studimi dhe punonjës me kualifikime specifike dhe me autorizim të posaçëm nga punëdhënësi.