Zaev nuk dha dorëheqje, kërkohet interpelanca ndaj qeverisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk u parashtrua dorëheqja e Zoran Zaevit nga pozita e kryeministrit dhe për këtë shkak OBRM-PDUKM kërkoi të votohet mosbesimi i qeverisë.

Deputeti Aleksandar Nikollovski në deklaratë për media theksoi se kjo nismë është propozuar nga 61 deputetë.

“Iniciativa është e mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizja Besa dhe partia “E majta” që janë gjithsej 61 deputetë”, tha Nikollovski.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski i dha afat kryeministrit Zaev deri në ora 14:30 të japë dorëheqje ose në të kundërtën do të dërgojnë interpelancë ndaj qeverisë.

Share This Article