Loja e Lukashenkos me mjerimin e refugjatëve

albnews
By
1 Min Read

Me çanta në shpinë e thasë gjumi në krah para një qendre të madhe tregtare në qendër të Minskut, kanë ngelur dhjetëra refugjatë e emigrantë.

Disa prej tyre janë mbështjellë me batanije, derisa një pjesë tjetër po sillen poshtë e lart me sytë katër në celularë.

Janë shtetas të vendeve të ndryshme të Azisë dhe Lindjes së Mesme, që ëndërrojnë shtetet e Bashkimit Evropian.

Sidomos Gjermaninë, ekonominë më të fuqishme të Evropës, shkruan revista “Der Spiegel” në një shkrim për përpjekjet e refugjatëve dhe emigrantëve që janë kurthuar pasi Polonia ka mbyllur kufijtë me Bjellorusinë.

Share This Article