ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 9 hours ago
“The King” 10 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 10 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 10 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Genc Pollo: Duhet një projekt i ri në opozitë që të mobilizojë qytetarët

albnews by albnews
10 November, 2021
in Albania
0
Genc Pollo: Duhet një projekt i ri në opozitë që të mobilizojë qytetarët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-deputeti dhe një ndër themeluesit e PD-së, Genc Pollo gjatë një interviste shprehet se duhet një projekt i ri në opozitë që të mobilizojë qytetarët.

Sipas tij, pas 25 prillit u bënë gabime, por më e rëndësishme është korrigjimi i gabimeve.

RelatedPosts

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

‘PD duhet të shprehet për vetingun; zgjatja e afatit të këtyre komisionerëve mbetet opsioni më i keq’, u shpreh Genc Pollo gjatë intervistës së tij.

Më poshtë intervista e Genc Pollos:

Pyetje: Zoti Pollo, së fundmi ju keni shkruar se është gabim që të zgjatet edhe disa vjet mandati i komisionerëve të vetingut dhe thoni se partia juaj duhet të refuzojë amendamentin kushtetues të PS-së.

GP: Kështu mendoj bazuar në sa e njoh procesin. Do t’ju rekomandoja edhe një studim të Fakultetit të Drejtësisë/UT  të publikuar së fundmi që ka gjetur p.sh. dopio standarde e standarde retroaktive (dmth kërkon për transaksionet e  v 1995 fatura e kontrata si të ishin të v. 2019). Prandaj mua më duket opsioni më i keq. Por gjithsesi ky është mendimi im, ndërkohë që ka njerëz me njohje më të plotë të vetingut e që nuk po flasin se askush nga politika nuk i fton për të folur.

Pyetje: Sikur po fillon debati në PD. Zoti Spaho lypi sqarime në grup parlamentar.

GP: Kolegët e nderuar këto ditë kanë folur gjerë e gjatë për ‘Akademinë e Barinjve’ që njoftoi qeveria. A thua se po rithemelohej Akademia e Platonit pas 24 shekujsh! Ajo shkollë barinjsh edhe po u bë keq do dëmtojë taksapaguesin sa 0,3% e një PPP-je abuzivo-korruptivo. Dhe një shkak që keto PPP vazhdojnë (shihni: pa zhurmë e bujë e riaktivizuan koncesionin Thumanë-Kashar!) është edhe gjendja e drejtësisë përfshi edhe paralizimin e drejtësisë nga vetingu. Prandaj duhet debat publik për të arritur zgjidhjen më të mirë. Se me marrëveshja mbas kuintave kemi arritur gjithmonë zgjidhjen më të keqe për publikun e më të leverdishme për pushtetin.

Pyetje: Gjithësesi mazhoranca thotë se do e dergojë për mendim në Venecia…

GP: Në Komisionin e Venecias dërgohen për opinion projektligjet që  rezultojnë komplekse, janë sensitive ose kundërshtohen fuqishëm. Asnjë nga këto kushte nuk përmbushet: 1-Shpjegimet zyrtare të PS për zgjatjen e vetingut deri 2024 janë arsye pa arsye të ngjeshura në tre faqe format A4. Mungojnë analizat, studimet e konsultimet; Nuk duket sensitive sepse PD po shkëlqen me heshtjen e saj. Apo me mosqenien e saj. Në këto kushte në Venecia vetëm do të habiten e do të qeshin.

Pyetje: Ju flisni për paralizë të drejtësisë nga vetingu që lejon vazhdimin e PPP-ve. Por SPAK është vetinguar apo jo?

GP: Ashtu është! Por barra e shpjegimit bie mbi SPAKun për dopio standardet e dukshme: Kur një deputet socialist tha një gjysmë akuze për abuzime në bashkinë Fier SPAK-u brenda javës vajti atje e njoftoi sekuestrimin e dokumenteve. Kurse për rastin e inceneratorëve, të denoncuar prej më shumë se dy vjetësh nga PD, nuk ka bërë asnjë hap e asnjë njoftim. Ndërkohë që dëmi financiar në këtë rast nuk ka të krahasuar edhe me totalin e abuzimeve në të gjitha bashkitë e vendit. Ndërsa shkeljet ligjore të dënueshme penalisht i gjen kollaj në Gazetën Zyrtare.

Pyetje: Ky mosbesim është shkaku që nuk pranohet që SPAK të bëjë vetingun e politikanëve?

GP: Ju i përgjigjeni vetë pyetjes. Po të lesh mënjanë propagandën e të shohësh statistikat, performanca e SPAK-ut në dënime, konfiskime etj nuk është më e lartë se ajo e Prokurorisë së Krimeve të Rënda (PKR). Ndërkohë që SPAK, ndryshe nga PKR, jo vetëm është vetinguar por edhe është mbështetur me miliona euro-dollarë. Unë padyshim uroj që të jetë i suksesshëm. Por ne duhet të shqetësohemi kur nuk është ky rasti.

Pyetje: Kthehemi në situatën brenda PD. Deputetë pranë Bashës thonë se lufta në PD nuk ka palë vetëm kryetarin e ish kryetarin por edhe ShBA

GP: Me siguri po rivalizojnë mikun tim, Avokat Ngjelën, si zëdhënës ekskluziv i qëllimeve amerikane në trojet shqiptare.

Pyetje: Nëse në PD nuk kemi trekëndësh Basha, Berisha e ShBA,  a kemi një trekëndësh Rama-Meta-Berisha kundër Bashës?

GP: Nuk flas dot për përralla pa mbret. Por nga leximet dimë që anijet pa busull zhdukeshin në trekëndëshin e Bermudës.

Pyetje: Gjithashtu personat pranë Bashës thone se ai u zgjodh nga anëtarësia në qershor me shumicë të stërmadhe; prandaj është legjitim; prandaj mund të refuzojë kuvendin e foltores.

GP: Shikoni unë e kam thënë e përsëritur se shumë nga ne bënë gabime mbas 25 prillit. E them prapë për hir tuaj. Po kjo në fakt është një apel më shumë për korrigjimin e gabimeve. Sa për legjitimitetin shihni Ramiz Alinë e Partinë e Punës në votimet e 31 marsit 1991, pak muaj pas zyrtarizimit të PD. Ata fituan me 2/3. Por shumë shpejt u detyruan të bëjnë sërish zgjedhje parlamentare ku nuk morën dot as 1/3 e mandateve. Historia është mësuese e jetës thoshte Ciceroni.

Pyetje: Si vjen ndryshimi pozitiv sipas jush?

GP: Besoni votën e lirë: Shihni Maqedoninë e Veriut. Shihni para saj Kosovën e Malin e Zi. Por duhet një projekt i ri në opozitë që të mobilizojë qytetarët.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result