Rritet numri i italianëve që do të marrin dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.
Në fakt nga 1 dhjetori, edhe personat e moshës nga 40 deri në 60 vjeç do të imunizohen me të ashtuquajturën dozë përforcuese, duke përdorur një vaksinë mRna, të cilët i kanë kaluar gjashtë muajt nga përfundimi i dy dozave të marra.
Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza njoftoi zgjatjen e fushatës duke e përcaktuar dozën e tretë si “absolutisht strategjike”.
Nga dhjetori, pra, do të hapet një fazë e re e cila do të përfshijë 15 milionë italianë të tjerë të kësaj grupmoshe.
”Doza e tretë është strategjike për fushatën e vaksinimit. Janë 83,7% e personave që kanë marrë vaksinimin”, shtoi ai.