ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 2 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 2 hours ago
Moska nuk i ndal provokimet, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni 2 hours ago
Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë! 2 hours ago
Shpërthimi i tritolit në banesën e deputetit Mziu, Berisha: Akt terrorist që synon t’i mbyllë gojën opozitarëve 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Vasili: S’ka pasur kurrë propozim nga Basha për mandate

albnews by albnews
13 November, 2021
in Albania
0
Vasili: Kusarët e Rilindjes propagandojnë për rritje ekonomike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nënkryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi sot se, “s’ka pasur kurrë qoftë dhe një propozim të vetëm zyrtar nga partia e Lulzim Bashës për mandate”.

Në një deklaratë për mediet, Vasili u shpreh se, “medieve shqiptare e rrugëve janë lëshuar thashethemaxhinj e zëdhënës të pazarit Rama-Basha për të përzierë e për të fshehur e për të krijuar alibi për këtë pazar, e duke dashur të zënë me gojë dhe LSI. Në respekt të qytetarëve, mijëra qytetarëve opozitarë të cilët me ndershmëri deshën ndryshimin është momenti për të thënë të vërtetat e mëdha siç janë e për të mos heshtur më. E vërteta e madhe është që s’ka pasur kurrë qoftë dhe një propozim të vetëm zyrtar nga partia e Lulzim Bashës për mandate, për numra mandatesh e gjëra të kësaj natyre. Anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike janë aty, anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë aty, le të thonë a kanë parë ndonjë propozim të tillë?”

RelatedPosts

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

“E nëse ka një propozim të tillë zyrtar, këtë dokument le t’ia vënë në dispozicion medieve shqiptare që ta njohin, por një dokument i tillë nuk ekziston dhe faqja e zezë për ata që mashtrojnë, pasi kanë shitur interesat e opozitës ditën për diell”, tha Vasili.

Së dyti, shtoi ai, “një vendim shumë i rëndësishëm dhe shumë i rëndë siç qe djegia e mandateve ndodhi dhe LSI e mbështeti këtë vendim pas garancive mashtruese të mëdha për të ashtuquajturin plan gjerman për zgjedhje të parakohshme të paraqitur nga Lulzim Basha si një garanci totale për realizimin e këtij plani”.

“Por cila ishte e vërteta? Ky plan kishte vetëm garancinë e Edi Ramës për vazhdimin e kapjes së shtetit dhe në radhë për kapjen e pushtetit legjislativ dhe parlamentit shqiptar. Pra, e gjithë kjo aferë ishte thjesht dhe vetëm një mashtrim i poshtër”, u shpreh Vasili.

“Bojkotimi i pushtetit lokal, mbështetëm këtë veprim politik, se sërish u vu në tavolinë që plani gjerman vazhdon për zgjedhje të parakohshme dhe garancitë janë të mëdha. Në fakt ishte sërish një mashtrim tjetër i poshtër. Ky plan kishte vetëm miratimin e Edi Ramës dhe të asnjë ndërkombëtari në funksion të kapjes së pushtetit të fundit nga Edi Rama që ishte pushteti lokal. Dhe këtu LSI përveçse mbështetjes luajale nuk bëri asgjë tjetër, ndërkohë që mashtruesit e planit Basha-Rama u vunë në funksionim të dorëzimit të të gjitha llojeve të pushteteve në Shqipëri e për të realizuar kapjen totale të shtetit në grusht në shkëmbim të interesave financiare tepër të rënda dhe të rëndësishme reciproke të të dyja palëve në këtë pazar”, theksoi Vasili.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

19 September, 2025
Moska nuk i ndal provokimet, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni

Moska nuk i ndal provokimet, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni

19 September, 2025
Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result