Portugalia ka pësuar gol në minutën e 90-të për të humbur pozitën e parë në grupin A. Serbia ka fituar 2:1 ndeshjen vendimtare, të luajtur të dielën mbrëma në Lisbonë.
Aleksandar Mitroviq shënoi golin e fitores për Serbinë në minutën e 90-të. Renato Sanches kishte kaluar në epërsi portugezët që në minutën e dytë, ndërsa Dushan Tadiq barazoi shifrat në minutën e 33-të.
Me barazim, Portugalia do të renditej e para. Por me fitore Serbia doli e para në grup me 20 pikë. Portugalia renditet e dyta me 17 pikë dhe do të luaj në plejof.
Në ndeshjen tjetër të grupit A, Irlanda fitoi 3:0 ndaj Luksemburgut. Irlanda e Luksemburgu kanë nga nëntë pikë në pozitat tre e katër. Azerbajxhani u rendit i fundit me një pikë.