Autoritetet në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, i kanë mbyllur të gjitha shkollat dhe kolegjet për afat të pacaktuar për shkak të përkeqësimit të cilësisë së ajrit.
Edhe puna në sektorin e ndërtimtarisë është ndaluar deri më 21 nëntor, por një përjashtim është bërë për transportin dhe projektet e lidhura me fushën e mbrojtjes, shkruan BBC.
Vetëm pesë nga njëmbëdhjetë termocentralet me thëngjill në qytet janë lejuar që të operojnë. Një valë e ajrit hemues e ka mbuluar kryeqytetin indian që nga mbajtja e festivalit Diwali.
Niveli i mikrogrimcave në ajër është shumë më i lartë sesa që lejohet në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Disa pjesë të qytetit këtë nivel e patën afër ose mbi 400, që cilësohet si nivel i ashpër.
Sipas indeksit për cilësi të ajrit ose AQI, niveli nga zero deri në 50 cilësohet i mirë, ndërsa nga 51 deri 100 vlerësohet cilësi e kënaqshme.
Disa shkollë tashmë ishin mbyllur javën e kaluar për shkak të ndotjes së ajrit dhe qeveria lokale ka thënë se është duke e shqyrtuar izolimin për ta përmirësuar cilësinë e ajrit, pasi retë e dendura të smogut e kanë ngulfatur qytetin.