Nga Foltorja e radhës në Librazhd nga ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk i harron figurat që kanë themeluar dhe që kanë sakrifikuar për PD-në.
Ai theksoi se në Kuvendin e 11 dhjetorit, themeluesi i PD Azem Hajdari do shpallet ‘President Nderi’ i përjetshëm i kësaj partie.
Berisha: Asnjëherë nuk harroj unë figurat e themeluesve. Nuk harroj qëndresën e tyre në çdo vështirësi, ishin të palëkundur, të pamposhtur. I pamposhtur ishte Ali Spahija, Pjetër Arbnori, në të gjitha nivelet dhe në fund të fundit, se qe periudhë e vështirë, që në fakt u bë gjithçka të asgjësonin Partinë Demokratike. Problemi i tyre ishte se donin të vazhdonin pas ‘91 dhe ‘92-shit, siç vazhdoi Millosheviçi në Beograd, donin të vazhdonin në Shqipëri. Përmbysja e pushtetit ishte çështja që i bënte më hakmarrës se kurrë. Dua t’ju informoj se në Kuvendin e 11 dhjetorit, themeluesi i PD Azem Hajdari do shpallet ‘President Nderi’ i përjetshëm i kësaj partie.