ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli 9 hours ago
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund 9 hours ago
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota 9 hours ago
Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn 20 hours ago
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dënohet me 5 vite burg 20 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Tri marrëveshjet e nënshkruara mes dy ministrive të Brendshme të Kosovës dhe Shqipërisë

albnews by albnews
26 November, 2021
in Albania, Kosova
0
Tri marrëveshjet e nënshkruara mes dy ministrive të Brendshme të Kosovës dhe Shqipërisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sot në Elbasan është duke u mbajtur mbledhja e përbashkët, e shtata me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të kësaj mbledhje ministritë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nënshkruan tri marrëveshje bashkëpunimi.

RelatedPosts

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Sveçla: Dronë serbë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës! Po hetojmë me KFOR-in

Marrëveshjet u nënshkruan nga Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Bledi Çuçi.

Këto marrëveshje janë në harmoni me legjislacionin vendor të dy shteteve dhe legjislacionin e BE-së.

1.Me marrëveshjen për rregullat e Trafikut Lokal Kufitar, do të definohet lëvizja e lirë e banorëve të brezit kufitar. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, banorët do të kenë mundësi të lëvizin me lejekalimi të veçanta në zonat kufitare të përcaktuara përgjatë tërë vijës kufitare mes dy vendeve në brendësi të territorit deri në 30 km. Lëvizja e lirë do të lehtësojë jetën e banorëve të brezit kufitar të cilët kanë lidhje familjare, ekonomike e arsimore mes vete. Nxënësit do ta kenë më të lehtë qasjen në shkollim. Do të hapen pika kufitare të përkohshme kalimi kudo që paraqitet nevoja për festa, aktivitete kulturore, sportive apo emergjenca. Do të zhvillohet ekonomia lokale, turizmi agrar, do të rriten shkëmbimet mes dy vendeve e do të ngritet bashkëpunimi kulturor. Do të krijohet një perspektivë e re më e mirë mes komunave dhe qyteteve kufitare të dy vendeve.

2.Marrëveshja për ri-kategorizimin e pikës kufitare Krushevë – Shishtavec, do ta kalojë pikën kufitare nga kategoria C në B dhe do të jetë pikë e rregullt e kalimit kufitar me kapacitet të plotë pune 24/7. Përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje, do të përcaktohet se Pika e Përbashkët e Kalimit Kufitar do të punojë në orar 24/7 për trafik kufitar të udhëtarëve, mjeteve dhe mallrave jo – komerciale. Objekti i ri i Pikës së përbashkët kufitare tashmë është ndërtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë, në Shishtavec dhe është i gatshëm për funksionim. Pika e Përbashkët e Kalimit Kufitar do të fillojë të funksionojë sipas kategorisë B të përcaktuar në këtë marrëveshje, menjëherë pas hyrjes në fuqi të së njëjtës.

3.Marrëveshja për lehtësimin e procedurave për marrjen e lejeqëndrimeve, do të prodhojë lehtësira në marrjen e lejeqendrimit të përkohshëm i cili tani do të merret për 5 vite; Do të ketë lehtësira në kriteret dhe heqje të barrierave burokratike. Në këtë mënyrë, shtetasit e palëve nënshkruese në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm mund të qëndrojnë në territorin e shtetit tjetër deri në pesë (5) vite për ndonjërën nga arsyet në vijim: ribashkimit familjar; arsimit parauniversitar ose arsimit të lartë; kërkime shkencore; Arsye humanitare, duke përfshirë refugjatët, personat nën mbrojtje plotësuese, dhe personat me status të pa shtetësisë; viktimat e trafikimit me njerëz ose viktimave të kontrabandës me migrant dhe të huajt të cilët kanë shprehur vullnet të bashkëpunimit me autoritete kompetente; punës; dhe punësimit të punëtorit të sistemuar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

25 September, 2025
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

25 September, 2025
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

25 September, 2025

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

25 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result