Truproja e Sali Berishës tregon si ndodhi aksidenti

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Truproja i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Ervis Tusha, ka reaguar lidhur me aksidentin e mbrëmjes së sotme në autostradë, ndërsa ktheheshin nga takimi me demokratët në Laç.

Ai ka treguar se “pas takimit ne qytetin e Laçit, rreth orës 19:02, rrugës në kthim ne autostraden Milot-Mamurras, në drejtimin tonë vjen një Mercedes i bardhë 190 me targa të Kosovës, me shpejtësi në kundravajtje. Falë aftësisë së shoferit të makinës së z. Sali Berisha u bë e mundur shmangia e menjëhershme e përplasjes, pasi makina në kundravajtje ishte me shpejtësi tej normave të lejuara. Po kështu edhe dy makinat pas makinës së z. Berisha, ndërsa makina e tretë e ndodhur ballë për ballë ka bërë një frenim të fortë për ta shmangur ku si pasojë është goditur nga mbrapa nga një mjet rastësor. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të shoferit që po i jepte makinës me shpejtësi në autostradë në korsinë e gabuar. Falë Zotit të gjithë jemi në gjendje të mirë shëndetësore, përfshirë doktor Berisha”.

Edhe policia në njoftimin për ngjarjen bëri me dije se në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin Ardi Mulliqi ka goditur mjetin me drejtues shtetasin Sali Lozi, e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Share This Article