ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 6 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 6 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

“Brukseli nuk do që të flitet për të pagjeturit, fajtorë kryesorë Serbia e Kosova”

albnews by albnews
14 August, 2019
in Kosova
0
“Brukseli nuk do që të flitet për të pagjeturit, fajtorë kryesorë Serbia e Kosova”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Brukseli nuk dëshiron që të bisedojë për zbardhjen e fatit e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë. Ndërsa për këtë qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë janë fajtoret kryesore pasi nuk kanë iniciuar një gjë të tillë.

Kështu u tha gjatë debatit publik “Temat (jo) aktuale të dialogut të Brukselit – temat e rëndësishme për të cilat nuk është biseduar në Bruksel dhe pse?”, ku u apelua që fati i personave të pagjetur të vendoset në tavolinë.

Kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur në Prishtinë, Bajram Çerkini, tha se më e rëndësishmja është që të zgjidhet fati i të pagjeturve. Ai kritikoi politikën por edhe Brukselin, që nuk kanë bërë atë që familjarët kanë kërkuar.

RelatedPosts

“Përdori administratën për zgjedhje”, Kurti amortizon akuzat: Kundërshtarët u bënë bashkë

​Procesi gjyqësor në Hagë-sot nis dëshminë diplomati amerikan, Christopher Hill

Halil Thaçi, i vetmi kandidat në balotazh që përmbysi rezultatin nga i dyti në të parin

Sipas tij, në këtë drejtim nuk po punohet pasi siç tha ai, politika ka kapur disa punë tjera e jo këtë çështje kaq të rëndësishme.

“As Brukselit nuk po i konvenon që të ketë qetësi në këto treva. Do të thotë politika pengon, por edhe Brukseli nuk e ka qëllimin e mirë sepse nuk është mbajtur takimi. Neve na kanë premtuar kjo do të bëhet vitin e kaluar por nuk u bë”, tha ai.

Edhe koordinatori i Shoqatës së Familjeve Serbe të Kidnapuara dhe të Zhdukura, Milorad Trifunoviq, u shpreh se një nga premtimet e para që janë dhënë në Bruksel ka qenë zbardhja e fatit të të pagjeturve. Ai tha se të gjithë kriminelët duhet të dënohen, ndërsa institucionet përgjegjëse duhet të kryejnë punën e tyre.

“Po të donin ata, ne do të kishim shumë më pak probleme dhe numër dyfish më të vogël të personave të zhdukur. Por, ata keqpërdorin kërkesat tona, dhe punojnë vetëm për të marrë vota. Ata duhet të tregojnë pse nuk e kanë realizuar asnjë premtim të dhënë, përveç UNMIK-ut dhe Kombeve të Bashkuara që kanë sjellë një radar por që nuk ka sjellë rezultate. Lehtë mund të gjenden masakrat, por problemi është se çka duhet të bëhet. 60 për qind e serbëve janë zhdukur pas ardhjes së KFOR-it në Kosovë. Pse nuk e kanë ruajtur popullatën ata”, tha ai, përcjell KSP.

Sipas tij, asnjëherë nuk kanë dëgjuar se në Bruksel po flitet për personat e zhdukur. Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu tha se çështja e të pagjeturve ka qenë një frymë kruciale për Brukselin, porse kjo nuk ka ndodhur.

Sipas tij, “rehatimi i shpirtrave” të familjarëve të të pagjeturve të merret më seriozisht nga institucionet dhe që të ketë bashkëpunim të ndërsjellë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Kryetarja e Shoqatës së grave biznesmene “Avenyja” nga Laplasella, Gordana Gjoriq, tha se personat e zhdukur dhe të kidnapuar janë pika më e dobët për familjet dhe për shoqërinë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result