Councillor Kastriot Berberi sot në 28-të Nëntor 2021, ora 8, ngriti flamurin shqiptar në bashkinë ku ai shërbern, Waltham Forest Council në Londër. Për të tetin vit rradhazi, flamuri shqiptar do të valvitet krenar për dy ditë rrjesht, në 28-të dhe 29-të Nëntor.

Me rastin e festave të Nëntorit, fasada e bashkise në Londër u përndez me ngjyrat e flamurit tonë të dashur. Fasada do të qëndroj e përndezur me keto ngjyra për dy net rrjesht.
Gëzuar festat e Nëntorit.
Gëzuar 28-të Nëntorin, festën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Gëzuar 29-të Nëntorin, festën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit dhe tradhëtarët.
Krenar për institucionet dhe shoqërinë demokratike Britanike.
Krenar për kombin shqiptar dhe historinë e tij të lavdishme.


