ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 8 hours ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 8 hours ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 12 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 12 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 12 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Mustafa thotë se s’ka parti që s’e ka sulmuar, por tregon pse do të bashkëqeveriste me VV-në

albnews by albnews
14 August, 2019
in Kosova
0
Mustafa: Taksa po vazhdon t’i mbulojë të gjitha dështimet e Qeverisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur atyre që po kritikojnë mundësinë e shkuarjes në zgjedhje me Lëvizjen Vetëvendosje. Dje pas takimit të Mustafës me kryetarin e VV-së Albin Kurti, pati reagime të shumta se deri vonë, Kurti e kishte akuzuar në forma të ndryshme Mustafën, e ndërkaq tash, po e quan “profesor”.

Mustafa përmes një sqarimi të gjatë në Facebook, ka thënë se s’ka parti që s’e ka sulmuar atë dhe që s’e ka etiketuar, por, përfshirë të gjitha këto parti, vetëm Vetëvendosja nuk ishte pjesë e keqqeverisjes së vendit.

RelatedPosts

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Vizitë lamtumire e Gjeneral Barduanit, Osmani i jep Medaljen Presidenciale

Lexoni të plotë reagimin e Mustafës:

Nuk ka parti që nuk më ka sulmuar dhe nuk më ka etiketuar. Sidomos në kohën sa isha Kryeministër i Kosovës.

Përfaqësues të subjekteve opozitare dhe të ashtuquajtur opinionist të pavarur sot po brengosen pse ata që më akuzonin dhe etiketonin nuk po vazhdojnë edhe më tutje, të më ulmojnë por po kërkojnë bashkëpunim.

Dikush më quajti tradhtar, se kinse e shita një pjesë të territorit me Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e ZI. Të tjerët brohoritën në protesta të dhunshme :”Isë, Isë argat i Serbisë”. I treti thoshte se i ka dorëzuar në Prokurori mbi 70 dosje për punën time sa isha Kryetar i Prishtinës. I katërti krekosej se isha frikacak dhe nuk kisha guxim të marr vendime të mëdha. Më emruan për ministër të Rrahman Morinës e më quajtën Putin. Ishin akuza trishtuese, por unë s’ua vura veshin, e lash të trishtohen trumbetuesit.

Si rrjedhojë e kësaj, eskortën time e gjuajtën me gurë, me sfera metalike e me iriqë qeliku, një grup huliganësh ma sulmuan shtëpinë me shishe molotovi. Flitej se kishin planifikuar të më sulmojnë dhe likuidojnë duke përdorur edhe dronët. Poashtu flitej se partneri i koalicionit kishte lejuar dhe mundësuar hyrjen e papenguar të gazit lotësjellës në Kuvend. Të gjitha këto ishin pak si shumë! Krejtësisht jodemokratike. Por nuk i bëri një subjekt. I organizuan dhe i bënë së bashku, VV, AAK, Nisma dhe këta që u konvertuan në socialdemokratë. Deputetët e tyre, pa dallim, gjuajtën me vezë në sallën e Kuvendit. Njerëzit e tyre, pa dallim, gjuajtën gurë e shishe molotovi mbi policinë dhe objektet qeveritare. Kur më gjuajtën me vezë, për herë të parë në sallën e Kuvendit, Kryetari i Kuvendit urdhëroi mbrojtjen time të afër ta lëshojnë sallën, e të më gjuajnë pa u penguar, por ata nuk e dëgjuan.

Të gjithë këta bashkë, edhe me Listën Serbe, organizuan mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së LDK-së. Të gjithë bashkë, por pa Vetëvendosjen, në PAN e keq-qeverisën në mënyrë të tmerrshme vendin për këto dy vitet e fundit. Posa e morën pushtetin, veprimin e parë e bënë për të zhbërë Gjykatën Speciale.

Dështuan.

Veprimin tjetër e bënë që të pasurohen pa asnjë kufi me tenderë e vendime katastrofale të qeverisë.

Këtu nuk dështuan. Mbetet të shohim se për çfarë do ti shpenzojnë këto para!?

Akuza dhe veprimet e tyre nuk më luhatën e as nuk më frikësuan. Prandaj edhe nuk kisha arsye të korrigjohem dhe të reflektoj. Ishin krejtësisht të pabaza dhe me prapavi politike. Ata që e kallën Kosovën për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, e miratuan këtë marrëveshje kur erdhën në pushtet. Nga atëherë kaluan dy vite e nuk ndërmorën asnjë veprim ta kthejnë kufirin në Qakor dhe në Zhleb. Qeveria e instaloi taksën, si mjet për tu mbrojtur nga dështimet, si masë populliste. Si rrjedhojë edhe si instrument të evazionit fiskal dhe të kontrabandës së mallrave. Taksën e meritoi Serbia. Por vlen të thuhet se dikush u pasurua edhe me taksën.

Nuk ua kam shtruar asnjëherë pyetjen, as VV as AAK-së, as Nismës, as PSD-së, as PDK-së, e as disa mediumeve pse më akuzonin aq rëndë. Sepse vet fakti se ata pranojnë të bashkëpunojnë me mua dhe me LDK-në, flet se nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë argument. Por nëse dikush ka, le të urdhëroj!

Prandaj nuk kam komplekse që të bashkëpunoj, të bisedoj me kundërshtarët e djeshëm politik. Por, po vërej se po i pengon shumë ata që e kanë zhvatur Kosovën dhe ata që anash kanë duartrokitur këtë zhvatje. Ne bashkëpunojmë me subjektet tjera për Kosovën, në çështjet në të cilat nuk kemi dallime ose në ato që mund t’i kapërcejmë dallimet. Ata që ia duan të mirën Kosovës nuk kanë pse shqetësohen.

Politika nuk zhvillohet me hatërmbetje dhe inate. Në jetën politike lëvizen gurët për të ndëruar rrugë bashkëpunimi me ata që beson. Më mjafton që Qeveria e LDK-së, të cilën e drejtova gati tre vjet po cilësohet si qeveria më e mirë që ka pasur Kosova pas luftës. Pa njerëz të korruptuar dhe pa afera korruptive, me kompetencë të plotë në ekonomi, me marrëdhënie të shkëlqyeshme me BE-në. Këso qeverisje i nevojitet vendit. Atë nuk e bëjmë me njerëz të importuar por me njerëz të Kosovës.

Jemi këta dhe këtu ku jemi. Ata që kanë shkelur partneritetin e dijnë përgjigjen. Me të tjerët ka hapësirë të ndërtojmë ura bashkëpunimi, të gjejmë pikat që na bëjnë bashk, jo ato që na ndajnë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result