Haradinaj: Dialogun e kanë bllokuar pretendimet territoriale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është bllokuar nga pretendimet territoriale e jo nga taksa.

Duke komentuar një deklaratë të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, Haradinaj ka insistuar mbi atë se taksa nuk ka bllokuar dialogun.

“Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, paska thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj thotë se Kosova është shtet sovran me këta kufij, ndërkombëtarisht të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe se sipas tij, sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta.

Share This Article