Mërgimtari thotë se në Serbi dikush vendosi gurë dhe armaturë në rrugë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një mërgimtar i cili ishte nisur drejt Kosovës, ka treguar se derisa ka kaluar në Serbi, i janë dëmtuar gomat e veturës, raporton Express

Sipas tij, dikush kishte vendosur gurë dhe armaturë në rrugë, por që ishte e pamundur të shiheshin, për shkak se ishin të mbuluara me borë.

Mërgimtari thotë se policia serbe nuk e ka lejuar ta fotografojë vendin e ngjarjes. Derisa shton se policët i kanë larguar gurët dhe armaturët nga rruga.

“Pershendetje te gjith Maraklive, e di qe shumica nga ju jetoni jasht Kosove. Deshta tju tregoi qa me ka ndodh prom. Tuj ardh ne Kosove rreth ores 00:30 isha ne Serbi, afersisht 20 km pa hy ne Kosove ( Merdare ) ku disa Serb i kan qit disa gur me armatur ne rrug dhe te mbulume me bore. ( nuk u vrejke mire) dhe e prisha Gomen me gjith Felge. Pas 2 minutave ka ardh Policia dhe ju thash qe po du me thirr ADAC me thaten Jo me thirr, na ta thirrim Schlepëagen. Deshta mi ba disa foto te gureve dhe armaturave. Nuk me kan Leju ( ma banen hyn ne Kerr dhe mos bon foto te vendit ) kan shku dhe i kan largu gurt dhe armaturat i kan qit ne skaj te rrugës”, ka shkruar ai.

Ai thotë se në ndihmë i ka dalë Policia e Kosovës, kur ka arritur në pikën e kalimit kufitar në Merdare.

“Mas aferisht 5 minutave ka ardh Schlepi ku mi murr per 20 km 150 euro deri ne Merdare. Nuk me kan lan me pas zgjidhje tjeter. I falenderoj Policin e Kosoves qe kan ba ni pun shum tmir dhe me kan ndihmu ne at ore. Ju apeloj te gjitheve Ruhuni, sepse nuk eshte hera e par qe ndodhin ksi sende. JU LUTEM MOS PERDONI FJAL BANALE ( ARSYJA FAQJA PO KA SHUM REPORT MASNEJ ) Thjesht desha tju Ndihmoj”, ka shkruar mërgimtari.

Share This Article