“Reds” bëhen ekipi i parë në Angli që e arrin këtë shifër, pozita e dytë i takon Arsenalit dhe e treta Evertonit.
Fitorja ndaj Newcastlet ishte speciale për Liverpoolin.
“Reds” fituan mbrëmë me rezultat 3:1 për t’iu afruar kreut të tabelës në Premierligë.
Por, ajo që e bëri më të veçantë natën e mbrëmshme ishte numri jubilar i fitoreve që e arritën “Të Kuqtë”.
Në fakt, ekipi nga “Anfield Road” arriti në shifrën e 2000 fitoreve në ligën elitare.
Nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klopp, Liverpooli i fitoi 30 ndeshje në sezonin 2018/2019.
E në sezonin pasues, kur e fituan ligën, “Reds” i regjistruan 32 fitore.
Liverpooli në fakt i arriti 94 fitore në tri sezone e pak, shkruan “Gazeta Express”.
Kështu, ky ekip e ngriti mesataren prej 18 fitoresh e më shumë për sezoni.
Forma e lartë e këtij ekipi bëri që të arrihet më shpejt numri jubilar.
Derisa Liverpooli tash e nisi rrugëtimin drejt fitores me numrin 3000, ekipet tjera janë ende në kërkim të 2000 fitoreve.
Më së afërmi për ta arritur këtë numër është Arsenali, i cili i ka 1927 fitore.
I treti është Evertoni me 1872 fitore, kurse Manchester United i katërti me 1857 fitore.
Aston Villa e zë vendin e pestë me 1675 fitore, derisa Manchester City është i gjashti me 1518 fitore.