Nga Pallati i Kongreseve ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha shpreh se do të rikthehet besimin te Partia Demokratike.
Ai theksoi se nuk do të lejohen në ekipet drejtuese të PD, njerëz që turpërojnë shoqërinë shqiptare, kriminelët dhe ata që janë anti-amerikanë ose ish-komuniste.
“Të dashur delegate dhe delegatë të Kuvendit Kombëtar të PDSH, zonja dhe zotërinj, deputete dhe deputetë të PD, anëtarë të Këshillit Kombëtar, kryetar dhe anëtarë të PD, përfaqësues të FRPD, zemrës së PD-së, zonja të LDG-së mirë se erdhët në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Falënderim nga zemra për tre parafolësit, dhjetoristët dhe themeluesin Rexhep Uka. E nis me një falënderim nga zemra për të gjithë organizatorët që bënë të mundur në një kohë të shkurtër konvokimin e Kuvendit Kombëtar. Dua të shpreh kënaqësinë tek ju shoh të gjithëve bashkë në një ditë kur kemi shumë për të thënë ndahet duhet dhe durim, mirëkuptim dhe për ata që kanë pasur kaq shumë për të thënë por nuk iu është dhënë koha dhe vendi, për të tjerët që do flasin më pas dhe kur të flasim me votë për të marrë vendimet që presin demokratët, Shqipëria. Nuk jemi mbledhur për t’i rrahur shpatullat njëri-tjetrit, as kryetarit. jemi mbledhur për të thënë të vërteta të cilat kemi kohë pa i shqiptuar. E di që shumë mezi presin të dëgjojnë. Sot jemi mbledhur në emër të së vërtetës sepse e vërteta është e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë.
Të gjithë do të flasim me votë për atë çfarë duan demokratët. Jemi këtu për të thënë të vërtetat. Ne zgjedhim të ardhmen nuk është një Sllogan, por qëndrim politik. Thelbi i asaj që do të zgjedhim sot do të jetë përcaktues për Shqipërinë. Ne jemi PD me sukseset dhe dështimet tona.
Sot do të provojmë se si duhet të jetë Shqipëria nesër. Nuk do të lejojmë që asnjë personazh që ka lidhje me komunizmin të jetë pjesë e PD. Si do të jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër, sepse nuk do të lejojmë populizma që cënojnë orientimin euro-atlantik.
Institucionet e partisë nuk mund ti cënojnë askush, sepse nuk do të lejojmë elementë të errët në lidhje me krimin”, tha Basha ndër të tjera.