ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sarah Ferguson u përjashtua nga organizata bamirëse për shkak të email-it të Epsteinit 34 minutes ago
Gjermania po përgatitet për konflikt me Rusinë, gati plani për infrastruktura që strehojnë deri 1000 të plagosur në ditë 40 minutes ago
Njohja e shtetit të Palestinës, Britania e Madhe paralajmëron Izraelin të mos hakmerret 1 hour ago
Koreja e Jugut do të pranonte një marrëveshje Trump-Kim për ngrirjen e programit bërthamor, i thotë presidenti BBC-së 1 hour ago
“Thaçi nuk ishte kryekomandant”, Duncan: UÇK kishte përbërje heterogjene 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Rama, Vuçiq e Zaev thirrje Gjermanisë: Shpresojmë se do ta pranoni Ballkanin e Hapur

albnews by albnews
20 December, 2021
in Albania, Bota, Maqedonia
0
Rama, Vuçiq e Zaev thirrje Gjermanisë: Shpresojmë se do ta pranoni Ballkanin e Hapur
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kërkojnë mbështetjen e Gjermanisë për nismën e tyre të quajtur “Ballkani i Hapur”.

Gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung botoi një tekst që Rama, Vuçiq e Zaev e kanë përpiluar së bashku për të kërkuar mbështetjen e qeverisë së re në Berlin.

RelatedPosts

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Gjermania po përgatitet për konflikt me Rusinë, gati plani për infrastruktura që strehojnë deri 1000 të plagosur në ditë

“Shpresojmë që qeveria e re në Gjermani të pranojë nismën e Ballkanit të Hapur si një kontribut për zbatimin e plotë të Procesit të Berlinit”, thuhet në tekstin e nënshkrua nga krerët e tri shteteve.

“Evropa nuk është thjesht një kontinent, por një vizion. Megjithatë, qytetarët e Ballkanit Perëndimor, të cilët janë pjesë integrale e kontinentit dhe këtij vizioni, kanë qenë jashtë për një kohë të gjatë. Dëshira e popullit tonë për t’u pranuar nga anëtarët e BE-së është mohuar vazhdimisht nga politikat e brendshme të vendeve anëtare, duke mos përmbushur premtimet e tyre dhe duke u frikësuar nga e ardhmja. Kjo ka sjellë zhgënjim, paqëndrueshmëri, emigracion dhe mungesë investimesh të mëdha. Si udhëheqës politikë të këtyre vendeve, ne ose mund të ankohemi për këtë – ose të marrim masa kundër tij. Për këtë të fundit kemi vendosur”, thuhet në tekstin e publikuar në FAZ.

Rama, Vuçiq e Zaev i tregojnë Bundestagut se në nëntor të 2019-ës e kanë nënshkruar një marrëveshje për inkujarimin e Procesit të Berlinit, duke marrë përgjegjësinë për, siç thuhet, bashkëpunimin e thelluar në rajon.

“Vizioni ynë është të kapërcejmë barrierat sociale, ekonomike dhe tregtare që pengojnë rritjen ekonomike të rajonit tonë duke zbatuar katër liritë evropiane në vendet tona. Prandaj ne kemi nënshkruar marrëveshje që heqin kontrollet kufitare në mënyrë që mallrat të kalojnë pothuajse pa vonesë dhe që u mundësojnë qytetarëve tanë të punojnë pa pengesa në një shtet tjetër”, shkruajnë Rama, Vuçiq e Zaev në letër.

Sipas të tre liderëve, “Ballkani i Hapur” ka rezultuar efektiv dhe i dobishëm në tejkalimin e sfidave të pandemisë. Ata shkruajnë se nisma është e hapur edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Iniciativa jonë, të cilën ne e quajmë Ballkani i Hapur , ka rezultuar efektive dhe e dobishme në tejkalimin e kohërave shumë të vështira të pandemisë. Edhe pse nisma e Ballkanit të Hapur deri më tani përfshin vetëm Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ajo është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne e shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ftojmë edhe një herë të gjithë fqinjët tanë të bashkohen dhe t’i ofrojnë popullatës së tyre të mirat që ne i ofrojmë popullit tonë”, apelojnë Rama, Vuçiq dhe Zaev.

Të tre liderët shprehën shpresën se qeveria e re në Gjermani do të pranojë dhe mbështesë nismën e Ballkanit të Hapur si një kontribut për zbatimin e plotë të Procesit të Berlinit. Sipas tyre, këtë nismë tashmë e kanë mbështetur disa krerë shtetesh dhe qeverish.

Nënshkruesit e tekstit e përfundojnë kërkesën për mbështetje me këtë fjali: “Iniciativa jonë për Ballkanin e Hapur është një hap i madh drejt anëtarësimit në BE. BE-ja duhet të mbështetet”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sarah Ferguson u përjashtua nga organizata bamirëse për shkak të email-it të Epsteinit

Sarah Ferguson u përjashtua nga organizata bamirëse për shkak të email-it të Epsteinit

22 September, 2025
Gjermania po përgatitet për konflikt me Rusinë, gati plani për infrastruktura që strehojnë deri 1000 të plagosur në ditë

Gjermania po përgatitet për konflikt me Rusinë, gati plani për infrastruktura që strehojnë deri 1000 të plagosur në ditë

22 September, 2025
Njohja e shtetit të Palestinës, Britania e Madhe paralajmëron Izraelin të mos hakmerret

Njohja e shtetit të Palestinës, Britania e Madhe paralajmëron Izraelin të mos hakmerret

22 September, 2025
Koreja e Jugut do të pranonte një marrëveshje Trump-Kim për ngrirjen e programit bërthamor, i thotë presidenti BBC-së

Koreja e Jugut do të pranonte një marrëveshje Trump-Kim për ngrirjen e programit bërthamor, i thotë presidenti BBC-së

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result