Ekonomia e pestë më e madhe në botë u rrit për 6,8 për qind në periudhën korrik-shtator në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa pritshmëritë ishin që rritja të jetë 6,6 për qind
Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare të Britanisë, prodhimi Bruto i Brendshëm (PBB) i vendit është rritur më shumë se pritshmëritë në tremujorin e tretë këtë vit.
Ekonomia e pestë më e madhe në botë u rrit për 6,8 për qind në periudhën korrik-shtator në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa pritshmëritë ishin që rritja të jetë 6,6 për qind.
Megjithatë, në krahasim me tremujorin e dytë, ekonomia britanike nuk i përmbushi pritshmëritë.
Ekonomia britanike në tremujorin e tretë u rrit për 1,1 për qind në krahasim me tremujorin e dytë, ndërsa pritshmëritë ishin se ajo do të shënojë rritje prej 1,3 për qind.