Liverpooli, Tottenhami e Chelsea në gjysmëfinale të League Cup

albnews
By
1 Min Read

Liverpooli, Tottenhami e Chelsea i janë bashkuar Arsenalit në gjysmëfinale të League Cup.

Liverpoolit të mërkurën i janë dashur penalltitë për ta mposhtur Leicester Cityn. Koha be rregullt përfundoi 3:3, ndërsa Liverpooli fitoi me penallti 5:4.

Alex Oxlade-Chamberlain (19’), Diogo Jota (68’) dhe Takumi Minamino (90+5’) shënuan për Liverpoolin në kohë të rregullt, ndërsa për Leicesterin realizuan Jamie Vardy (9’, 13’) dhe James Maddison (33’).

Penalltinë vendimtare për Leicesterin e humbi Ryan Bertrandts.

Chelsea ndërkohë ka fituar 2:0 në udhëtim ndaj Brentfordit duke siguruar kalimin në gjysmëfinale, ndërsa Tottenhami fitoi 2:1 ndaj West Ham Unitedit.

Share This Article