Të akuzuar për tenderin e tunelit të Llogarasë, Gentian Gjyli dhe Erlad Elezi paraqiten në GJKKO

albnews
By
1 Min Read

Ish kreu i ARRSH, Gentian Gjyli dhe ish administratori i KESH, Erlad Elezi janë paraqitur sot në ambientet e Gjykatë së Posaçme.

Gjyli dhe Elezi, ish vartësit e Belinda Ballukut janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Ata akuzohen për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe, Belinda Balluku.

Kujtojme që provat ndaj Elezit dhe Gjykit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për këtë dosje.

SPAK ka nisur hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, 22 individë dhe 3 subjekte private. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të eficensës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga BE. Hetimet janë në zhvillim dhe përfshijnë një tjetër fraksion që lidhet me zyrtarë të lartë.

Në kohën e kryerjes së veprës penale, si Gjyli edhe Elezi ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në varësi të Evis Berberit.

Share This Article